Über ZemeMirenPodcast
Podcast 'ZeMeMiren'
ZëmeMirënPodcast lindi në një krizë! Ishte një ide! E lindur nga nevoja për të bërë gazetari, punën që kam ëndërruar që 8 vjeç dhe atë për të cilën kam sakrifikuar jetën studentore, pishinat në verë, festat familjare, të dielat, lirinë deri diku. Nuk e mbaj mend një datë kur ndodhi ekzaktësisht, por e gjeta veten duke notuar në cekëtinë. Kisha dy zgjedhje: të bëhesha “modeli i kohës” ose të tërhiqesha nga gazetaria. Nuk zgjodha as të parën dhe as të dytën, por të tretën, sepse ka përherë edhe një tjetër, edhe një tjetër. Jeta është plot shanse, të cilat varen nga ne. Mes shumë paralajmërimesh “se publiku e do por, nga ana tjetër, nuk e klikon gazetarinë e mirë”, i besova një zëri të brendshëm, që më çoi tek shansi im “ZëmeMirënPodcast”.
Neueste Supporter

