About Dionis
Përshëndetje, jam Dionisi (Dionce). 👋
Nisa duke postuar video me këshilla për palestrën. Me kohën pashë që këshillat s’mungojnë. Mungon dikush që t’i shoshitë.
Sot bëj pikërisht këtë: lexoj studimet, shoh videot e gjata të ekspertëve dhe i sjell shqip, që të kuptohen me kafe në dorë. Të tregoj çfarë thonë provat, ku s’pajtohen studiuesit dhe ku po flas vetëm unë.
Flas për stërvitjen, për mendjen dhe për zakonet që na bëjnë të nisim me zjarr e të lëmë në mes. Po shkruaj edhe një udhëzues për palestrën.
Gjithçka që sjell këtu mbetet falas.
Pse kjo faqe, atëherë? Sepse puna e mirë do kohë. Një shkrim kalon shumë drafte, dhe lexoj edhe studimet që më japin të drejtë, edhe ato që më kundërshtojnë.
Nëse diçka të kurseu kohë, të hoqi një mit nga koka ose thjesht të pëlqeu, mund të më qerasësh një kafe. ☕ Me të blej kohë për gjënë tjetër që sjell.
Nëse s’mundesh, s’ka problem. Shpërndaje te një shok që stërvitet. Edhe kjo më ndihmon.
Faleminderit që je pjesë e këtij rrugëtimi.
Dionisi :)
Recent supporters

