Відомості Denisa
Përshëndetje, shpirtra të dritës! Jam pafundësisht e lumtur që po takohemi këtu bashkë. Besoj thellësisht në zemër se çdo shpirt takohet për një arsye dhe asnjë takim mes shpirtërave nuk ndodh rastësisht. Ne jemi këtu për t'u rritur shpirtërisht dhe për të përmbushur misionin tonë në këtë jetë. Mbaj mend që ti je unike. Nuk ka tjetër si ty. Shpirti yt e di më së miri çfarë dëshiron të përjetojë; mjafton të ngadalësosh hapin, të marrësh frymë thellë e lirshëm, dhe ta dëgjosh shpirtin tënd teksa të flet e të drejton në çdo gjë. Çfarëdo që të ka ndodhur, të ka lënduar apo gëzuar në këtë jetë deri më sot, ka ndodhur për një arsye! Është dashur të ndodhë! Ajo çfarë ke kaluar të ka formësuar në versionin e mrekullueshëm që je tani. E ke vënë re sa shumë gjëra ke kaluar? E ke vënë re sa forcë e kurajë ke marrë nga jeta? E ke vënë re sa e vetëdijshme je bërë tani? Sa shumë gjëra ke mësuar? Sa leksione të çmuara ke marrë? A do të ishe kjo që je sot, nëse nuk do të kishe kaluar ato që të kanë ndodhur? Jam e sigurt që jo! Ndaj, nëse je këtu duke lexuar këto rreshta që t'i kam shkruar nga thellësia e shpirtit, do të thotë se shpirti yt kishte nevojë t'i dëgjonte këto fjalë sot, në këtë muaj të gushtit 2026. Zoti na flet në mënyrat më të ndryshme! Thjesht duhet të ngadalësojmë dhe të bëhemi më të vetëdijshme. Edhe nëse ndodhesh në situatën më të vështirë të jetës, dije që ka për të kaluar, si çdo situatë tjetër. Çdo gjë do të shkojë mirë, më beso. E di, e di që dhemb shumë. Të kuptoj shumë mirë, askush nga ne nuk e meriton atë dhimbje, aq më pak ti! Sado e padrejtë të duket, më beso me shpirt kur të them se pas asaj dhimbjeje fshihen mrekulli! Ndonjëherë, për të nxjerrë në pah gjithë atë dritë që kemi në zemër, duhet që më parë të thyhemi pak, sepse kështu shpirti ndriçon më së miri dhe fal dashuri pa kufi. Në çdo situatë që ndodhesh, drejtoju Zotit dhe pyete me butësi: "O Zot, të lutem, e di që më dëgjon, e di që je me mua kudo. Të lutem, më trego. Ku është e mira këtu, o Zot?" Dhe unë, Denisa, jam e bindur që Zoti do të ta tregojë të mirën e çdo situate që po kalon. Thjesht ndrysho fokusin. Beso me shpirt që çdo gjë që po të ndodh, po ndodh për të mirën tënde. Dhe ashtu ka për të qenë! Më beso, po ta them me shpirt! Uroj me zemër që pas çdo dhimbjeje që ke kaluar apo po kalon, të zgjedhësh sërish të falësh dritë në këtë botë. Kjo botë nuk do të ishte e njëjtë pa ty! Kjo botë ka nevojë për dritën tënde, për dashurinë tënde! Kjo botë ka nevojë për prezencën tënde. Faleminderit që ekziston! Të uroj më të mirat! Mos harro, çdo gjë kalon. Çdo gjë që po ndodh është për të mirën tonë! Amin. 😇 Faleminderit që e lexove deri këtu. Faleminderit për kohën tënde. Çdo gjë që kam shkruar është ndjesi e momentit, fjalë të dala nga shpirti, dhe jam e sigurt që shpirti yt e kishte të nevojshme t'i dëgjonte, ndryshe nuk do të ishim takuar kurrë. Mbaj mend, asgjë nuk ndodh rastësisht! Faleminderit për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtimin tim shpirtëror. Me shumë dashuri për ju, Denisa. 🤗 Në linkun më poshtë gjeni dyqanin tim online me produktet për kujdesin e trupit, flokëve dhe fytyrës. Produktet janë 100% bio dhe janë të prodhuara në Itali. 🇮🇹 Transport brenda 24 orëve kudo që ndodheni. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. 🫶 🇮🇹🇦🇱 🫶
Нещодавні прихильники

