Apel
Pas përmbytjeve me pasoja të rënda për një pjesë të popullatës në Kërçovë, Organizata Humanitare El Hilal, në koordinim me degën e saj në Kërçovë, ka filluar aksionin për grumbullimin e ndihmave humanitare për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.
Dega e El Hilalit në Kërçovë ka përpiluar listën e 100 familjeve më të dëmtuara, të evakuuara nga lagjja e përmbytur, për të cilat si nevojë primare paraqitet veshmbathja.
Të gjithë të interesuarit, në radhë të parë pronarë të kompanive të ndryshme, mund të paraqiten në numrat kontaktues:
• 070 540 548 (Selia e El Hilalit)
• 070 382 231 (Dega e Kërçovës)
Bamirësit mund të dhurojnë edhe online në linkun:
https://buymeacoffee.com/ohelhilal
Ndihmat tuaja janë të mirëseardhura dhe shumë të nevojshme.
OH El Hilal

